×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa president – flet Albin Kurti

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 11:13

    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa do të takohen gjatë kësaj jave për ndarjen e pozitave ministrore.


    Por ndarja e dikastereve qeveritare nuk duket se do të jetë shumë e vështirë për VV-në e LDK-në, sa pritet të jetë pozita e Presidentit.

    LDK ka kërkuar që pozita e Presidentit të ju takon atyre dhe në vitin 2021 në vend të presidentit Hashim Thaçi, si pasues të jetë Isa Mustafa, gjë të cilën e kanë pranuar publikisht dy nënkrytetarët e LDK’së, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

    Por kreu i VV-së ka mohuar që këtë kohë do të diskutohet edhe për postin e presidentit.

    “Ne nuk kemi pasur një kërkesë të tillë (nga LDK) dhe mendoj se tash ulëset e ministrave dhe kryeministrit janë të zbrazëta, po na presin neve. Ky duhet të jetë prioriteti ynë. Pra njerëzit tanë që do të ulen në këto karrige të zbrazëta sepse po humbin kohën e çmuar.
    Sa i përket karrigës së presidentit aty është një njeri tashmë, pra ka kuptim të flitet se si të hiqet ai person prej aty, para se ajo karrigë të jetë e zbrazët dhe më pastaj të plotësohet me dike tjetër. Synojmë më meritor sigurisht.
    Unë nuk besoj që ne duhet ta hapim çështjen e presidentit pa u marrë vesh për qeverinë. Natyrisht ne si dy parti të mëdha para se gjithash e mbi të gjitha na takon ta zhvillojmë diksutimin edhe për çështjen e Por në këtë fazë që jemi tani mua më duket sikur ta vendosim le të themi qerren para kuajve”, ka deklaruar Kurti në një intervistë të dhënë për Report TV të hënën mbrëma, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Thaçit mandati i presidentit i përfundon në vitin 2021.

    Ai ka thënë disa herë se një mandat të dytë e synon veç nëse presidenti zgjedhet nga populli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!