Ish-ambasadori kosovar, Anton Berisha e ka cilësuar lajm të mirë qëndrimin e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila mbrëmë tha se çështja e lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, është çështje e kryer.
Berisha ka thënë se me këtë qëndrim, kryediplomatja kosovare ka dhënë porosinë se Kosova respekton marrëveshjet ndërkombëtare derisa miqve tonë euroatlantikë ua ka rikonfirmuar seriozitetin e partneritetit të përbashkët.
“Qëndrimi i qartë i kryediplomatës z.Donika Gërvalla se : “çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer.” është një lajm i mirë, ngase tregon pjekurinë politike e diplomatike të shtetit tonë.
Me këtë qëndrim ajo ka dhënë porosinë se Kosova respekton marrëveshjet ndërkombëtare derisa miqve tonë euroatlantikë ua ka rikonfirmuar seriozitetin e partneritetit të përbashkët”, shkruan Berisha në Facebook.
Kosova vendosi zyrtarisht lidhje diplomatike me Izraelin më 1 shkurt në fillim të këtij muaji duke hapur Ambasadën e saj në Izrael.
Lëvizjet pasuan një takimi në Shtëpinë e Bardhë ku ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në shtator me në atë kohë presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.