Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka pranuar se ekziston një monopol në udhëheqësi të LDK-së dhe se ky monopol duhet të thyhet, nëse dëshirohet që LDK-ja të ecë para.
“Monopoli ekziston nuk ka dilemë aty. Diku në vitin 2011 apo 2012, para zgjedhjeve ishim në takim nëpër degë. Në një prej takimeve që u mbajt në Gjilan, e ku mori pjesë edhe kryetari, profesori Isa Mustafa e dhash propozim që në statutin e LDK-së, që të mos ndodhë monopol, të kemi detyrat e ndara. Nuk duhet kryetari i degës partisë, i cili ka edhe kryetar komune edhe degëve tjera, tash të bëhet nënkryetar partisë. Nuk ka mundësi, fizikisht nuk ka mundësi. Është një lloj monopoli. Ka mundur të vendoset rregull, ata që zgjidhen në kryesi të partisë, të lënë vendet tjera të mos kemi duplifikime, sot i ke 30 e kusur anëtarë kryetarë të degëve, që janë anëtarë të kryesisë”, ka thënë Rexhepi.
Tutje Rexhepi ka shtuar se “Ku është elita e LDK-së, akademikët, profesorët universitarë tjerë, ku janë njerëzit e kuadrot e ndryshëm. Ky ishte monopoli që e ka shkatërruar atë besimin e ka keqpërdorur pozitën duke pasur favore të jashtëzakonshme”, ka thënë Rexhepi në DESKUN e KOHËS.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.