Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi ka folur për ngritjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në një intervistë në emisionin “Frontal”, në T7, Bislimi tha se njerëzit e LDK-së e kanë votuar LVV-në për shkak të pakënaqësive ndaj partisë.
“Ngritja e LVV-së është shënuar nga dy arsye: e para diskursi politik anti-LDK në kuptimin e qeverisjes nga këto parti që i kemi pasur deri më tani. Megjithatë ka qenë edhe një ndjenjë e penalizmit dënimit përmes votës elektorale nga njerëzit e LDK-së të cilët zemërthyer e kanë votuar LVV’në kësaj radhe, se e kanë parë si mundësinë e vetme për t’i iniciuar ndryshimet që i kanë dashur prej kohësh në partinë e tyre të zemrës”, ka thënë ai.
Ai tha se në rast se në LDK bëhen ndryshimet e duhura, elektorati i kësaj partie, sipas Bislimit do të rikthehet sërish tek ta.
Jam i bindur që nëse nga ky proces i kësaj sfide të madhe, dalim me njerëz që i prijnë betejave të ardhshme të LDK’së, të ri-ngritjes së pari e pastaj edhe fitores, elektorati do të kthehet përsëri aty ku i flen zemra”, ka thënë më tutje ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.