×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputetja e NISMA-s: 3 ditë kam qëndruar në Shtëpi të Bardhë, kurrë zani s’mu ka ni,e do po sorollaten…

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 16:23

    Ish-deputetja e NISMA-s, Albulena Balaj-Halimaj, e cila gjatë qeverisjes së Avdullah Hotit kishte mbajtur edhe pozitën e zëvendëskryeministres ka reaguar rreth vizitës së kryeministrit në SHBA.

    Balaj-Halimajt gjatë qeverisjes Hoti i kishte rënë të udhëtonte edhe për në Washington në shtatorin e vitit 2020, kur Kosova nënshkroi marrëveshjen e Washingtonit nën ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump.

    Pas dy vitesh, ajo po e përmend këtë vizitë, duke thënë përgjatë qëndrimit pesë ditor në SHBA, tri ditë i kishte kaluar në Shtëpinë e Bardhë dhe një në Zyrën Ovale por që “zëri s’ju ka ni”.

    Këtë reagim ajo e ka bërë në kohën kur atje po qëndron kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e i cili tek sot ka takuar një zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

    Ajo gjithashtu ka pasur fjalë edhe për kritikët e Kurtit duke thënë që s’kanë pasur udhëtime zyrtare as në Shqipëri.

    “Krejt 5 dite ne ShBA, 3 prej tyre ne Shtepi te Bardhe, 1 ne Zyren Ovale te Presidentit edhe kurre zani s’mu ka ni. Do do po sorollaten neper Amerike me… edhe po mburren.

    Ama tani kur po i shoh do “zyrtar t’larte” qe po e kritikojne kryministrin, e qe takime zyrtare s’kane pas as ne Shqiperi po them veq s em ngon kryeministri se i kisha than me ndejte edhe nja 1 muaj”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!