×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Thaçit: Albin Kurti e ka oksigjen politik Hashim Thaçin

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 19:10

    Adil Behramaj ish këshilltari i Hashim Thaçit i ka reaguar kryetarit të VV’së, Albin Kurti pasi ky i fundit përmendi darkën e Thaçit që pati me ish-emisarin amerikan, Richard Grenell.


    Behramaj në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kurti po mundohet të gjejë shpëtim te Hashim Thaçi dhe se ai e ka pasur gjithnjë tabelë qitjeje.

    “Albin Kurti edhe sot qenka munduar të gjejë shpëtim te Hashim Thaçi. Deri këtu ka ardhur duke e pasur atë gjithnjë tabelë qitjeje, të cilin thellësisht e adhuron. Por, duke tentuar sërish të rrëshqasë poshtë e përpjetë Hashim Thaçit, kur ai nuk është as në Kosovë, nuk është më e mjaftueshme për Albin Kurtin.”, ka shkruar ai.

    Tutje, ai ka thënë se populizmi dhe tirania moderne e Kurtit nuk mund të gjejë vend në shoqërinë tonë.

    Postimi i tij i plotë:

    Albin Kurti edhe sot qenka munduar të gjejë shpëtim te Hashim Thaçi. Deri këtu ka ardhur duke e pasur atë gjithnjë tabelë qitjeje, të cilin thellësisht e adhuron. Por, duke tentuar sërish të rrëshqasë poshtë e përpjetë Hashim Thaçit, kur ai nuk është as në Kosovë, nuk është më e mjaftueshme për Albin Kurtin. Dihet që politikisht frikësohet edhe prej hijes së tij. Por, tash ka ardhur koha të ofrojë më shumë se gjetjen e fajtorit edhe në drekat e tij. Populizmi dhe tirania moderne, si alternativa të vetme politike, nuk mund ta shtrijnë pushtetin në shoqërinë tonë. Albin Kurti më nuk mund as të viktimizohet apo të ndërtojë skenarë të rrëzimit me protagonist Hashim Thaçin, sa herë që përballet me frikën e përgjegjësisë dhe vendimmarrjes politike. Sot po përballet me pasojat e veprimeve ekstremiste të tij. Por, nesër, përballja me dështimet e tij do të jetë edhe më e rëndë. Me zhurmën demagogjike më nuk do të mund as të arsyetohet. Deri atëherë, sigurisht që kthehet edhe Hashim Thaçi dhe mund t’i japë sërish oksigjen politik.

    Kuptohet, oksigjen politik për të jetuar si opozitar i përjetshëm, ku e gjen veten më së miri, duke vazhduar t’i sillet atij nëpër këmbë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!