×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ushtari i UÇK-së po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmë financiare

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 21:46

    Ish-ushtari i UÇK-së po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmë financiare.


    Ish-ushtari i UÇK-së, Shpëtim Heta, po përballet me një sëmundje të rëndë.

    Ai është diagnostifikuar me “Cirrhosis Hepatis Decompensatum Autoimuna“, dhe i duhet ndërhyrje urgjente për transplatim të mëlçisë.

    Shpetimi këtë trajtim nuk mund ta marrë në institucionet tona shëndetësore, por i duhet të shtrihet në njërin nga spitalet e shtetit turk, ku siç bëhet e ditur ky trajtim do t’i kushtojë rreth 70 mijë euro.

    Kjo shumë është e papërballueshme për familjen, prandaj ai ka nevojë për mbështje financiare.

    Bashkëluftëtarët e tij apelojnë tek të gjithë ata që kanë mundësi për ta ndihmuar financiarisht ta bëjnë këtë.

    Shpëtimi ka qenë në Brigadën 113 Mujë Krasniqi dhe është invalid i luftës së UÇK-së me shkallë 70%. Ai është baba i tre fëmijëve.

    Detajet se si mund të ndihmohet Shpetim Heta, i gjeni në vijim:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!