×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    “Ishte e panevojshme”, gjyqtari i Speciales nervozohet kur gazetari nis të flas për masakrat e Serbisë në Kosovë

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 13:09

    Në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj katërshes së madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në një moment, gjersa gazetari Nuhi Bytyqi po merrej në pyetje nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, pati një moment tensionimi.

    Gjersa Bytyqi po fliste për udhërat që i kishin ardhur nga prokuroria për t’ia dorëzuar materialet që ka incizuar në luftë, një deklaratë e tij nxiti reagimin e ashpër të gjykatësit Charles Smith.

    Ai tha se në mesin e materialeve që ia ka dorëzuar prokurorisë, ka shumë material për viktimat dhe masakrat e Serbisë në Kosovë.

    “Në mesin e materialeve që kam dorëzuar për prokurorinë, kam dorëzuar material për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrave në Kosovë, dhe për asnjë prej këtyre materialeve nuk u pyeta dje nga prokuroria”, tha ai.

    Kjo nxiti reagimin e ashpër të Smithit që i kërkoi Bytyqit ta ndalojë deklaratën dhe të flasë vetëm për atë që pyetet.

    “Kjo ishte e panevojshme”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!