Një nga gratë e kthyera nga Siria në seancën e sotme dëgjimore ka pranuar se bashkëshorti i saj është paguar në baza mujore për pjesëmarrje në luftën në Siri.
Sot është mbajtur seanca dëgjimore për 10 gra të kthyera nga Siria të cilat hetohen për pjesëmarrje në grupe terroriste.
Ishte planifikuar që seanca dëgjimore të mbahej edhe për dy gra të tjera, por që për shkak të gjendjes shëndetësore është pezulluar seanca.
Avokatja Fatlume Sekiraqa pas seancës ka thënë se kanë kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për masën e arrestit shtëpiak. Ajo ka thënë se kanë kërkuar masën e paraqitjes në polici.
Sipas saj, këto të dyshuara në seancën e mbyllur për media kanë thënë se janë penduar për shkuarjen në Siri.
Kujtojmë se Reporteri.net ishte media e parë që raportoi të premten mbrëma për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria. 32 nga të kthyerit ishin gra, 74 fëmijë dhe katër burra. Këta të fundit u dërguan në paraburgim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.