×
  • Lajme
  • Lajme

    Istogasit e prekur me coronavirus morën pjesë në një varrim në Pejë, mbi 20 persona do të testohen sot

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 10:58

    Katër persona nga komuna e Istogut rezultuan pozitivë në testimet për COVID-19, mbrëmjen e së mërkurës.


    Drejtori i Shëndetësisë në istog, Mujë Osmanaj, ka thënë se të gjithë këta persona virusin e kanë marrë në Pejë, pasi kishin qenë në një varrim atje

    Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, ka treguar për Express se janë në gjurmim ë kontakteve të këtyre personave të konfirmuar me koronavrius.

    “Rastet e mbrëmshme janë të gjitha raste kontakti. Vatra është në Pejë, banorët e Istogut janë infektuar pasi kanë qenë në një varrim atje. Janë tri motra dhe bashkëshorti i njërës prej tyre”, ka thënë Osmanaj për Express.

    Ai theksoi se deri më tani janë gjurmuar mbi 20 persona të cilët mund të kenë pasur kontakt me të prekurit me COVID-19 nga kjo komunë.

    “Jemi në gjurmim të kontakteve, deri më tani kemi një listë me mbi 20 persona. Po i shikojmë edhe kontaktet tjera që mund të kenë pasur personat e prekur me familajrë apo njerëz të tjerë”, ka theksuar Osmanaj.

    Osmanaj tha se gjendja me furnizime me materiale shpenzuese në QKMF’të e Istogut është stabile, derisa theksoi se kanë pranuar kontigjente nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe vetë komuna po i furnizon QKMF’të.

    Ndërkohë, të konfirmuarit me COVID-29 nga komuna e Istogut jetojnë në tri vende të ndryshme. Një rast është në Istog, burrë e grua në fshatin Kërrninë dhe një tjetër në fshatin Prekallë.

    Express mëson se burri i konfirmuar me COVID-19 nga fshati Kërrninë është gardian në Burgun e Dubravës.

    Ndërkohë, numri total i personave të prekur me OVID-19 deri më tani në Kosovë ka shkuar në 630.

    Nga ta, 138 persona janë shëruar, ndërkaq në tërë territorin e Kosovës kanë vdekur 18 persona, një prej tyre nga Istogu.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!