×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jam përvëluar për së gjalli”, familja e burrit ia morën vajzën 4 muajshe dhe i thanë ka vdekur, nëna beson që ajo është gjallë

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 16:52

    Mihane Bugari ka vazhduar rrëfimin e saj n’Kohë, duke treguar përjetimet e rënda që ka pasur nga martesa e dytë.

    Banorja e shtëpisë së pleqve “Jetimat e Ballkanit”, ka treguar se si pas dhunës që përjetoi nga martesa e parë e martuan për një burrë tjetër tek i cili nuk gjeti lumturinë.

    Momenti i saj më i lumtur ishte lindja e vajzës, por pas 4 muajsh familja e burrit e ndanë nga vajza dhe e kthyen Mihanën tek babai.

    “Kur e linda vajzën, ishte në Slloveni dhe erdh. U gëzu shumë, më tha falemnderit që më ke bërë një vajzë të shëndetshme”, tregon ajo.

    Ajo tregon dhimbjen e madhe që ka pasur kur nga dora i morën vajzën dhe më pas i thanë se ajo ka vdekur. Por nëna Mihane, beson se vajzën e ka gjallë edhe sot dhe shpreson që ta takojë.

    “Ka vetu ka murmuru kur ma kanë marrë çikën. Më kanë thënë se vajza ka vdekë, në komunë ashtu e kanë shkruar, por unë dyshoj që çikën e kanë shlu aty, dhe ja kanë dhënë dikujt me emër e mbiemër tjetër. Ka qenë bebe e urtë, as zërin s’ja kom ni. Më keq më…jam përvëluar për së gjalli. I kisha thanë: le të vjen një ditë e t’më thërret oj NANË, dhe ta përqafojë, edhe në vdeksha në ato momente..”, thotë mes tjerash Mihane Bugari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!