×
  • Lajme
  • Lajme

    Janjiç për dialogun: Kurti do të vendos reciprocitetin, do të shohim drama të reja

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 7:17

    Analisti politik nga Beogradi, Dushan Janjiç, është pesimist sa i përket të ardhmes së dialogut.“Palët nuk janë të përgatitura për dialog dhe nuk e kanë mendjen aty.


    Për të dyja palët nuk duket momenti i duhur për dialog. Unë nuk pres asnjë rezultat konkret mes Kosovës dhe Serbisë në dialog”, tha Dushan Janjiç.

    Analisti serb pozicionin e Albin Kurtit e sheh ndryshe nga ai i paraardhësit të tij.

    “Kurti do të veprojë ndryshe nga Hoti. Ai do të vendos reciprocitet ndaj palës serbe. Ai dëshiron të vendos filozofinë e tij në dialog, prandaj mund të shohim drama të reja”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Sipas Janjiç situata aktuale sa i përket dialogut po i konvenon presidentit të Serbisë, Vuçiq.

    “Aleksandar Vuçiq po e preferon këtë status-quo. Ai po pret zgjedhjet e reja presidenciale dhe më pas ato parlamentare. Vuçiq do të thotë në Bruksel se nuk është momenti i duhur për marrëveshje. Ai do të tentojë të blejë kohë deri në vitin tjetër”.

    Analisti thotë se Biden me përmendjen e kompromisit në letrën e tij ka nënkuptuar marrëveshjen përfundimtare me njohe reciproke.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!