Në ditën kur Kosova po voton, gazetarja Jeta Xharra ka bërë një postim në llogarinë e saj në Facebook, që ka bërë që shumë ndjekës të saj të reagojnë.
“Lista jeme: 70% gra, 30% burra!”, ka shkruar Jeta Xharra, mirëpo komentuesit ia kanë bërë të ditur se kjo matematikë nuk është e mundur, shkruan Reporteri.net.
Sipas kësaj, i bie se nëse i voton 3 gra e 2 burra – përqindja është 60% me 40% Nëse i voton 4 gra e 1 burrë – përqindja është 80% me 20% Pra, në asnjë variant përqindja 70 me 30 nuk mbërrihet. As nëse e voton veç 1 kandidat, apo 2, 3 e 4.
Ndaj këtyre kritikave, Xharra ka reaguar duke thënë se vetëm ka dashur ti testojë ndjekësit e saj./Reporteri.net
https://www.facebook.com/jeta.xharra.7/posts/10162263767055363