×
  • Lajme
  • Lajme

    Jevtiq nga Lista Serbe dënon sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 22:34

    Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq ka thënë se e dënon çfarëdo sulmi fizik dhe verbal ndaj cilitdo politikan e posaçërisht anëtarëve të familjeve të tyre.


    ”Dhuna është e papranueshme pavarësisht dallimeve politike”, ka shkruar Jevtiq në Twitter.

    “Si dikush, familja e të cilit ka qenë në shënjestër të sulmeve nga aktivistët e GISPO për disa kohë, dhe për atë që autoritetet janë të vetëdijshëm në detaje, unë dënoj fuqishem çdo sulm fizik dhe verbal ndaj ndonjë politikani dhe veçanërisht anëtarëve të familjes! Dhuna e papranueshme!”

    Ky reagim i tij vie pas lajmit për sulmin ndaj djalit të politikanit opozitar serb të Kosovës, Nenad Rashiq.

    Reporteri.net para pak orësh ka publikuar videon ku shihet rrahja që iu bë sot djalit të politikanit të moderuar serb.

     

    Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!