Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se starti i Qeverisë Kurti 2 ka qenë shumë i dobët.
Ai ka thënë se edhe masat anti-Covid, e edhe qeverisja ka qenë shumë e dobët.
“Masat kanë qenë pa kuptim. Infektologu Shemsedin Dreshaj ka thëën se faza e inkubimit është 14 ditë. Pra masat qëndruan 12 ditë. Krejt cka bënë këta është se dërguan jashtë vendit diku 200-300 milionë euro”, tha ai.
“Pastaj zbritja e pensioneve. Kjo është e papranueshme. Një aprti e majtë që të mos mendojë për pensionerët në kohët më të vështira është e papranueshme”, shtoi Tahiri.
Tutje ai tha se nëse vazhdon kjo formë e qeverisjes, AAK mund të organizojë protesta.
“Do të protestojmë kur të shohim të arsyeshme. Por po ju them, nëse dalim ne nuk kthehemi. Nuk dalim vetëm sa për sy e faqe. VV e di si i bëjmë ne protestat. Kemi qenë bashkë në disa kauza. Kemi qenë bashkë kundër demarkacionit dhe kundër zgjedhjes së presidentit Hashim Thaci. Bashkë i kemi bërë protestat atëherë”, shtoi tutje Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.