Ish-themeluesi i LDK-së, Jusuf Buxhovi ka paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosjen e partinë e Isa Mustafës se nëse nuk arrijnë të lidhin koalicionin qeverisës, PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA do të bëhen sërish bashkë.
Buxhovi tha se PAN po e pret dështimin e VV-së dhe nëse kjo ndodhë atëherë do t’i kenë të sigurta 40% të votave në zgjedhjet e reja.
“Vetëvendosje mos të krekoset. Nëse shkohet në zgjedhje, mos harroni kur bëhet PAN-i bashkë 40% i ka me sy mshel të garantuara, 70 mijë veteranë, 70 mijë punëtorë civil, PAN-i do të aktivizohet, deri tash s’është aktivizu, po e pret dështimin e VV-së”, ka deklaruar Buxhovi në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se kur kanë mbetur edhe tre ditë deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për lidhjen e koalicionit qeverisës, pasi pengesë është bërë pozita e presidentit të cilën po e kërkojn LDK-ja, por që VV nuk po pranon t’ia japë. /Reporteri.net/.