×
  • Lajme
  • Lajme

    Jusuf Buxhovi mbush 73 vjet, gruaja i dhuron një puthje

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 16:13

    Shkrimtari dhe një ndër themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi, ka mbushur sot hiç më pak se 73 vjet.


    Këtë e ka bërë të ditur vetë Buxhovi, duke publikuar një fotografi të një momenti shumë dashuror, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë fotografi, Buxhovi e merr si urim për ditëlindje një puthje nga gruaja e tij.

    “Urimi i parë dhe ma i dashun nga Lulja ime me rastin e ditëlindjes së 73-të”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, ani pse mjaft në moshë, Buxhovi po qëndron mjaft aktiv në skenën publike. Para pak javësh ai u gjend para një debati të ashpër me publikun, meqë nisen sulmet pas deklarimeve lidhur me luftën e UÇK-së. Për këtë, ai u desh të dilte edhe në një emision tjetër për t’u sqaruar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!