×
  • Lajme
  • Lajme

    Jusuf Thaçi ua drejton një apel Kurtit e Mustafës për Ministren e Arsimit

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 8:02

    Zëvendësministri në detyrë i Arsimit, Jusuf Thaçi iu është drejtuar me një apel publik kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafës vetëm pak orë pas votimit të mocionit për rrëzimit të qeverisë.


    Përmes një shkrimi në Facebook, zëvendësministri ka kërkuar nga Kurti dhe Mustafa që derisa të gjendet zgjidhja e radhës për qeverinë, të mos e defunksionalizojnë Ministrinë e Arsimit, duke shtuar se pasojat janë të mëdha.

    “Apel Kryetarit të LDK-së që assesi mos ta tërheqë ministren Bajrami! (me këtë nuk po paragjykoj që Kryetari i LDK-së e ka në plan tërheqjen e ministrave të LDK-së). Apel Kryeministri Kurti që assesi mos ta shkarkojë ministren Bajrami! (me këtë nuk po paragjykoj që Kryeministri Kurti e ka në plan shkarkimin e ministrave të LDK-së). Nëse kabineti në këtë minsitri defunksionalizohet ose çrregullohet, ta dini që të gjitha emergjencat me pasoja afat-gjata në këtë ministri do të mbeten të pa-adresuara e dëmet si pasojë e kësaj do të jenë të parikuperueshme, rrjedhimisht shumë të dëmshme dhe afat-gjata për arsimin në Kosovë. Gjithashtu, projekti i mësimit në distancë, ekstremisht i rëndësishëm për këto rrethana, mund të dështojë tërësisht. Aman, së paku këtë nerv të vogël që e siguron mbijetesën e arsimit në këto rrethana të jashtëzakonshme mos e cenoni derisa të sigurohet zgjidhja tjetër”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/jusuf.thaci/posts/10218793531967515

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!