Ministri i Financave, Bisnik Bislimi, habiti jo pak dje me deklaratën e tij kur tha se papunësia në muajit e fundit është ulur për 6.6 %.
Bislimi tha më tej se gjatë aplikimit të punëtorëve për masën 3,8 dhe 14 të pakos emergjente janë regjistruar 9.946 punëtorë të rinj.
Kjo deklaratë e tij “shokoi” ekonosmistët, zyrtarë të partive por jo vetëm.
Betim Gjoshi nga PDK ka ironizuar jo pak me ministrin Bislimi duke thënë se babai i ekonomisë moderne, Adam Smith, me siguri do të kishte pasur dëshirë të ishte gjallë për të parë se si edhe Kosova që është bllokuar, si krejt bota, ka arritur ta ulë numrin e të papunëve me 6.6%, shkruan Reporteri.net.
Halil Matoshi, ish këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj thotë se ministro Bislimi ka gënjyer për siç thotë shpërlarë trunin.
“Kjo që thotë ni profesor i veshun me smokingun e ministrit është qesharake po të mos ishte tragjike!”, ka shkruar Matoshi në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Arbër Ahmeti, që studion për drejtësi në Universitetin e Vjenës poashtu është habitur me statusin e ministrit Bislimi. Ai në mënyrë ironike thotë se kur të gjitha ekonomitë e botës po përjeton shok, Kosova është shembull dhe magjishëm ka ulur papunësinë.
Ndërsa Bekim Kabashi drejtor i Gazetës Online “Reporteri.net” thotë se duhesh me qenë politikan me personalitet tepër të ulët e mashtrues me u mundu me e manipulu opinionin në dormën si ka bërë ministri Bislimi.
“Realiteti, dhe raportimi i sinqert do të duhej të ishte se papunësia është rritur, jo për fajin e qeverisjes, por për fajin e pandemisë siç po ndodh në gjithë botën”, ka shkruar Kabashi në Facebook.
Ka reaguar përme snjë postimi në Facebook edhe Berat Buzhala nga Express, i cili e quan propaganda deklarimin e ministrit.
“Ministri po sheh diçka që na tjerët nuk po shohim. Khu çka ishit të mirë në propagande. Shumë ma të mirë se sa kam mendu”, ka shkruar ndër të tjera Buzhala.
Edhe fotografi Besnik Hamiti ka ironizuar me deklaratën e ministrit Bislimi duke thënë se “për më pak se katër muaj me këtë trend, shkalla e papunësisë do të bjerë në zero.
/Reporteri.net/.