×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Vdekja e 26-vjeçarit dështim i menaxhimit institucional me pandeminë, të bëhet hetim i thellë

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 19:31

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi, ka thënë se vdekja e 26-vjeçarit nga Gjilani është rast specifik dhe i politizuar dhe se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria kanë përgjegjësi për masat që kanë marrë.


    Kabashi në Info Magazine deklaroi se organet kompetente do duhej t’i trajtonin ndryshe persona që kanë probleme shëndetësore.

    “Ministria dhe Qeveria kanë përgjegjësi për masat që janë marrë, ata që vijnë nga jashtë kanë probleme më shumë se na që jemi mrena, probleme psiqike në kete rast janë shumë evidente shkaku i një gjendje të re që ne nuk jemi përpallur më herët me këso gjendje”.

    “Në rastin konkret ministria ka pasur një dokument që tregon se ka probleme shëndetësore, mirëpo unë me aq sa e kam pa nuk thuhet se ka probleme psiqike por rastet shëndetësore do duhej të trajtoheshin më ndryshe”.

    Kabashi tha se rasti ka ndodhur përshkak të neglizhencës institucionale dhe se duhet bërë një hetim i thellë.

    “Neglizhenca institucionale ka bërë që të përballemi me një situatë të tillë, hallka e përgjegjësisë është më e gjerë por nëse e shohim nga njëra anë duhet të fillojmë nga ministrat Vitia e Sveçla e deri tek punonjësit që kujdesen për personat që karantinohen por për këtë duhet të bëhet një hetim i thellë dhe të zbulohet gjithë rasti”.

    “Ne nuk po themi që ministrat ose dikush nga Qendra e ka vra Agonin, mirëpo është dështim i menaxhimit institucional.

    “Kemi pas prej fillimit keqkuptime tek Qendra e Studentëve besoj që ka shumë dështime që kanë ndodh aty dhe nuk janë bë publike”, deklaroi Kabashi.

    Kabashi mes tjerash tha se në rast se kjo tragjedi do të ndodhtë në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ishte opozitë do të organizonte protesta.

    “Opozita e kaluar – pra Vetëvendosje ka kërkuar dorëheqje për çka do që ka ndodh”

    “Askush nuk po thotë se Vitia ka përgjegjësi penale mirëpo ka përgjegjësi morale me menaxhimin e Qendrës së Studentëve”.

    Kabashi poashtu theksoi se politizimi është evident në tensionin politikë që gjendet Kosova.

    “Politizimi është evident pasi që situata në Kosovë është në tension të lartë politik, në njërën anë kemi kërkesë për zgjedhje në anën tjetër kemi kërkesën për formimin e një Qeverie të re”.

    “Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar një opozitarizëm të egër, në rast se ky rast kish ndodhë në kohën kur VV ka qenë opozitë do të kërkonte dorëheqje dhe protesta edhe tani që është në pozitë prapë ka pasur protesta me tenegjere”.

    “Situata është duke u menaxhuar keq me pandeminë, dy herë qeveria ka marrë vendime antikushtetuese”.

    “Institucionet që do të hetojnë duhet te jenë te qeta por në këtë rast janë para presionit të opinionit por duhet të hetojnë deri në fund dhe të dalin para drejtësisë personat që kanë përgjegjësi penale për rastin konkret”, deklaroi Kabashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!