×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaçanikasi kapet me 10 pistoleta

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 10:31

    Një person është arrestuar në Kaçanik, nën dyshimet për trafikim me armë. Policia njofton se ai është  kapur me 10 pistoleta të llojeve të ndryshme, shkruan Reporteri.net.


    Sipas policisë si prova materiale i është sekuestruar automjeti dhe tre telefona mobil, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit në Kaçanik nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit në automjetin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë (10) pistoleta të llojeve të ndryshme. Si prova materiale i është sekuestruar automjeti dhe tre telefona mobil, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit në Kaçanik nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!