Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka kërkuar që në pakon fiskale të Qeverisë së Kosovës, për të ndihmuar kategoritë e ndryshme të shoqërisë pas krizës që shkaktoi koronavirusi, të përfshihen edhe nënat vetushqyese si dhe punëtorët pa kontrata.
“Në pakon fiskale emergjente të përfshihen edhe nënat vetushqyese dhe punëtorët pa kontrata Përkundër kufizimeve buxhetore, gjendja në vend e shkaktuar nga pandemia rrezikon më së shumti të dobëtit dhe të përjashtuarit. Në këtë rast konsideroj se në pakon emergjente fiskale duhet të përfshihen kategoritë e rrezikuara, duke studiuar nevojat dhe prioritetet”, ka shkruar deputetja.
Ajo ka thënë se gjendja e nënave vetushqyese është e rëndë edhe në situatë normale.
“Nënat vetushqyese të cilat sfidohen edhe në situate normale, e lëre më tani në kohë pandemie, duhet të përkrahen urgjentisht. Gjithashtu, edhe punëtorët pa kontrata të cilët janë të shumtë në Kosovë pa fajin e tyre. Ata as nuk marrin rroga e as nuk mbulohen me pakon emergjente fiskale”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.