Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, me rastin e ‘Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit’, ka vlerësuar lart punën e mediave, ku ka vënë theksin në punën e tyre gjatë luftës në Kosovë.
Ai thotë se kauza e luftës tonë çlirimtare nuk do të kuptohej drejtë, as përhapej shpejtë, pa gazetarët tanë, pa kameramanët, fotografët dhe të gjithë punëtorët e tjerë të mediave, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot me rastin e ‘Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit’, kujtojmë me respekt se si, kauza e luftës tonë çlirimtare nuk do të kuptohej drejtë, as përhapej shpejtë, pa gazetarët tanë, pa kameramanët, fotografët dhe të gjithë punëtorët e tjerë të mediave. Ata, duke rrezikuar jetën e tyre e shpëtuan të vërtetën tonë. Për kohë të gjatë, me misionin e tyre fisnik, ata shpalosën para botës të vërtetën e Kosovës me çka demaskuan gënjeshtrën e Serbisë.
Guximi dhe fisnikëria në këtë zanat na duhen gjithmonë, gjithsesi edhe në kohërat të cilat po jetojmë. Liri të tepërt në media nuk ka asnjëherë, ka keqpërdorim të saj dhe kjo është sfidë për të gjitha shoqëritë demokratike, prandaj është edhe për shoqërinë tonë. Duhet respektim aktesh të ndryshme juridike e parimesh demokratike, gjithsesi pa interferime politike, për të vendosur balance të dobishëm ndërmjet lirisë së plotë për media dhe mos keqpërdorimit të kësaj lirie.
Partia Demokratike nuk do të ndalet së punuari në këtë drejtim. Sa më shumë ka fakte e të vërteta në gazetari aq më e fortë dhe më e madhe është liria dhe demokracia në një shoqëri. Krenar me punën e mediave në Kosovë, sidomos javëve të fundit në luftimin e suksesshëm të pandemisë. Krenar me faktin që organizata Reporterë Pa Kufi e rendit Kosovën në krye të rajonit për lirinë e mediave. Të gjithëve punë të mbarë e suksese!
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1577920779049789/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAbiK1fRmosVxhBUomU2vy-beqBt0qCYh0Ok-rqf8Uk2i-iw9iulbDEmZZf1cHR1BthFKomozTrLc1LPXOGO5SzZPPbIMpAsOuWONJU4M7mazxERuSJvHCAQZU3vj-d9jCBuLNEzAFDUMf1HWF14crBDlmx_1ChCQg5A39ksKafcbfM0usqlEpzgflpvu8mK_tsplxfCr5c3MYmiK33NE_tAg5CyltwiFr_F6rwVSQSvy2g0B9Qaixu8bDyRHjaj1w65i8RZ07jA5pmMW8E8xF63qjI7c3ziaQDvuskXzbm9EizBmTIaXHNrNKHtIyVl7dTu7AG97DCLOR36cOpgkTb9w&__tn__=-R
/Reporteri.net/.