×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    “Kam shumë punë si kryeministër”, Musliu e ashpër me qeveritarët: Shkatërrues të shtetit, llaskuca

    Reporteri
    23 Korrik 2024 | 13:57

    Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër për deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për rastin e vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Musliu ka thënë se e vërtetë që Kurti ka shumë punë për të bërë, e që sipas saj, puna e parë do duhej të ishte shkarkimi i Albulena Haxhiut dhe Xhelal Sveçla nga Ministritë të cilat i udhëheqin.

    Kurti kur është pyetur për  Konfirmimin e  ivrasjes së Faton Hajrizit, qenka përgjigjur: “Besoni kam shumë punë si kryeministër”

    E vërtetë qe ka shumë punë se e ka ba Kosovën llugë në çdo sferë e i ka hupë filli, ama punën e parë që duhet bërë është me e shkarku Albulena Haxhiun dhe Xhelal Sveçlen”, shkroi ajo.

    Më tej Musliu ka qenë e ashpër edhe me termet ndaj qeveritarëve, të cilët i ka quajtur ‘demagogë, shkatërrues të shtetit e llaskuca’.

    Ky reagim i Musliut erdhi pasi Kurti sot refuzoi të prononcohet për vrasjen e Faton Hajrizit, duke thënë se janë Ministritë përkatëse për këtë punë.

    Dy ministritë tona, e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë e trajtojnë këtë rast. Nuk kam nevojë ta bëjë edhe punën e Ministrit, besoni kam shumë punë si kryeministër”, tha Kurti para gazetarëve.

    Vrasja e Faton Hajrizit, Kurti: S’kam nevojë ta bëjë punën e Ministrit, kam shumë punë si Kryeministër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!