×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamberi: Shpresoj që Qeveria e re të këtë program të qartë për Luginën e Preshevës, kërkojmë vendosjen e reciprocitetit

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 23:22

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur për problemet me të cilat po përballën shqiptarët në Luginën e Preshevës, ku ka shfaqur shpresën që institucionet e reja të Kosovës do të kenë program të saktë për ndihmë ndaj shqiptarëve atje.


    Kamberi ka folur edhe për hapjen e Zyrës së Kosovës në Preshevë, duke thënë se ende nuk dihet funksioni i saj, buxheti, detyrat.

    “Shpresoj që Qeveria e re të këtë një program të qartë për ndihmë të përhershme për Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.

    Ai ka theksuar se çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë njëra nga temat kryesore të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Në dialogun me Serbinë kërkojmë që të drejtat e shqiptarëve të Luginës të jetë barabarta me të drejtat e serbëve në Kosovë”, ka thënë Kamberi në “Debat”.

    Sipas tij, shqiptarët e Luginës së Preshevës asnjëherë nuk janë munduar të imponojnë agjendën e Republikës së Kosovës në bisedime, por kërkojnë që pozita e rëndë e shqiptarëve në Serbi të trajtohet sa më parë.

    “Ne duam vendosjen e parimit të reciprocitetit për të drejtat e njëjta në Luginë për shqiptarët, si për serbët në Kosovë”, ka thënë Kamberi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!