Të shtunën mbrëma, rreth orës 21:00 një qytetar në Kamenicë ka lajmëruar policinë, pasi duke riparuar ulësen e veturës së tij ka gjetur dy paketime me drogë, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit të detajuar sot të veturës, janë gjetur edhe rreth 1.8kg drogë dhe është konfiskuar vetura.
Rasti po hetohet.
Komunikata e plotë:
Më datë 10.05.2025, rreth orës 21:00, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e antidrogës në Gjilan kanë pranuar informatë nga një qytetar i cili, gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij në Kamenicë, ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 1.8 kg marihuanë dhe vetura është sekuestruar për kontroll të mëtejshëm.
Më datë 11.05.2025, pas kontrollit të detajuar në stacionin policor në Gjilan, në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe 1.873 kg shtesë të të njëjtës substancë.
Sasia totale e sekuestruar është rreth 3.6 kg marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.