Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës në mbrëmjen e sotme. Një një incident të armatosur kanë mbetur të vrarë dy zyrtarë të PDK-së, Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të këtij qyteti dhe zyrtari i PDK-së, Blerand Kadriaj.
Tragjedinë më të rëndë për familjen Ademaj e bën edhe plagosja e vëllait tëi Astrit Ademajt, shkruan Reporteri.net.
Lajmi është bërë i ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” nga një burim nga PDK në Pejë.
Incidenti i rëndë është konfirmuar për Gazetën Reporteri.net edhe nga Prokuroria e Pejës.
“Si pasojë e një incidenti të armatosur kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është plagosur”, e ka konfirmuar Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë së Pejës.
Ai ka thënë se prokurori kujdestar i departamentit të krimeve të rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. /Reporteri.net/