Nënkryetari i Forumit Rinor të LDK-së, kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Florent Ukaj ka vlerësuar se rezultatet e dobëta në zgjedhje të kësaj partie duhe t’i bëjnë që të reflektojnë për ta dërguar LDK-në drejt fitoreve të mëdha.
“Punë e madhe na pret, andaj nuk kemi kohë për të humbur, është koha për reflektim të bazës, sepse këto rezultate kanë qenë treguesi i bazës me struktura, kanë qenë të mangëta ose kanë munguar fare. Bashkë, do ta dërgojmë LDK-në aty ku e ka vendin, drejt fitoreve të mëdha! Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.
Ky është postimi i plotë i Ukajt:
Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës, votues të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Më lejoni që si nënkryetar i Forumit Rinor të LDK-së, t’ju kërkoj falje për rezultatet që sollën zgjedhjet e 14 shkurtit.
Rezultatet janë të pa imagjinueshme ndonjëherë dhe padyshim thirrje për reflektim nga udhëheqja aktuale.
Votuesi i LDK-së, strukturat, degët dhe nën degët nuk e meritojnë degradimin e mëtejmë të partisë për ndonjë ego.
Rinia e LDK-së e dëshiron mundësinë sa më të madhë në parti dhe nëpëmjet aktivizimit të ketë shtrirjen e domosdoshme aty ku duhet dhe ku është e nevojshme.
Edhe pse shumë vjet i kyçur në politikë, është hera e parë që kandidoj për deputet të Kuvendit të Kosovës, andaj ju falënderoj të gjithëve për besimin.
Punë e madhe na pret, andaj nuk kemi kohë për të humbur, është koha për reflektim të bazës, sepse këto rezultate kanë qenë treguesi i bazës me struktura, kanë qenë të mangëta ose kanë munguar fare.
Bashkë, do ta dërgojmë LDK-në aty ku e ka vendin, drejt fitoreve të mëdha!
Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës