×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidatja e AAK-së për deputete dëshmon me fotografi vjedhjen e votave brenda partisë së Haradinajt

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 23:28

    Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Fiknete Bejta përmes një postimi në Facebook është ankuar për vjedhje të votave në Deçan.


    Ajo ka publikuar një formularë nga kjo komunë, ku ajo beson se ka vota por që i janë vjedhur dhe e kanë lënë me 0 vota në këtë vend votim.

    “Një Formularë në Deçan, më fal Adelinë që vota jote edhe motrave tuaja nuk u shkruan tek unë.”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

    Para Bejtes, duke kërkuar rinumërim të votave, pretendime për parregullsi dhe dallavere në rezultatin e votave për kandidatë për deputetë kanë ngritur edhe Gani Dreshaj, Burim Ramadani e Muharrem Nitaj – të tre nga AAK-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!