×
  • Lajme
  • Lajme

    Kanoset një shqiptar nga një serb në veri

    Reporteri
    31 Mars 2023 | 11:28
    Policia e Kosovës

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se një shqiptar është kanosur nga një serb në Veri të Mitrovicës ditën e djeshme. 

    Sipas policisë, ankuesi kosovar ka raportuar se ditën e djeshme derisa ka qenë duke qëndruar në një kafene, i ishte afruar i dyshuari serb i cili e kishte fyer dhe kanosur.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur deri sa kishte qenë duke qëndruar në një kafene iu kishte ofruar i dyshuari mashkull serb i cili e kishte fyer dhe kanosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Sipas këtij njoftimi, ankuesi kishte deklaruar se nga i dyshuari ka qenë i kërcënuar edhe para dy muajve.

    Ky rast gjendet në procedurë hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!