Policia e Kosovës e ka arrestuar sërish djalin e biznesmenit Ismet Osmani, i njohur si “Curri”.
22-vjeçari Amir Osmani është arrestuar për kanosje dhe fajde mbrëmë nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Nga i riu, Policia ka sekuestruar: një armë zjarri TT, një karikator, një thikë si dhe shtatë fishekë.
“Më datë 07.10.2022, rreth orës 18:00, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor jugu në Prishtinë. Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; A.O, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili mbrëmë rreth orës 22:00, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.