Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut ka arritur që të grumbullojë mbi 8 mijë vota në Drenas e Skenderaj.
Djali i kryetarit të Degës së PDK’së në Skenderaj, arriti që vetëm në këtë qytet të marr 6 mijë e 169 vota, nga numërimi i votave në 74 vendvotime.
Lushtaku vota arriti të marr edhe në vendlindjen e babait, pra në Prekaz.
Nga 438 vota sa mori Partia Demokratike e Kosovës, Lushtaku në vendlindje grumbulloi gjithsej 274 vota.
Në ndërkohë në Drenas, Mërgim Lushtaku nga numërimi i votave në 70 vendvotime, doli se 2 mijë e 227 qytetarë ia besuan votën e tyre atij, shkruan express.
Në total në Drenas e Skenderaj, Mërgim Lushtaku arriti të marr 8 mijë e 396 vota.
Lushtaku është në mesin e kandidatëve nga Partia Demokratike e Kosovës që kanë arritur që të marrin vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Këto shifra janë nxjerrë nga numërimi i votave në fletëvotimet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.