1 milion e 589 mijë e 659, është numri i popullsisë rezidente në Kosovës, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Për rënien e numrit të popullsisë, ka folur kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati. Kastrati tha se Kosova zvogëlohet për gati një komunë brenda vitit për shkak të rënies së numrit të lindjeve, shkruan Reporteri.net.
“…i bjen sa një komunë, brenda vitit Kosova zvogëlohet vetëm për shkak të ndikimit të faktorit të shtimit natyror, natalitetit”, ka thënë Kastrati në Klan Kosova.
Sipas Kastratit, ndikim ka pasur edhe migracioni. Kryeshefi i ASK-së theksoi se gjatë këtyre 13 viteve Kosovën e kanë lëshuar rreth 400 mijë persona.
“Kjo nuk vërehet vetëm në demografi, kjo vërehet në fushën e fuqisë punëtore, në ekonomi por edhe në fakultet vërehet që ka rënie drastike…Rënia e shpejtë e shkallës së natalitetit edhe migracioni, janë faktorë që Kosova është zvogëlu në këtë masë këto vite”, ka thënë Kastrati.
Rezultatet përfundimtare nga regjistrimi do të publikohen në dhjetor.