Rekord i rasteve ditore me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë. Gjithsej 418 persona kanë dalë pozitivë me virusin Corona. Në 24 katër orët e fundit, ka qenë i lartë edhe numri i atyre që kanë humbur betejën me Covid-19. IKSHPK njofton për katër të vdekur në 24 orët e fundit.
Këto shifra kanë dalë nga një numër rekord i testimeve që janë bërë në 24 orët e fundit.
Sipas IKSHPK-së janë testuar 1608 mostra.
Aktualisht numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.