×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër të rinj nga Maroku plaçkiten dhe rrahën në Zhur, pasi hynë ilegalisht nga Shqipëria

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 12:14

    Katër shtetas të huaj të cilët hynë ilegalisht në Kosovë përmes Shqipërisë, e kanë pësuar keq.


    Ata janë rrahur dhe grabitur nga pesë persona.

    Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës e cila thotë se atyre i janë grabitur para dhe dy telefona, ndërsa shton se rasti është nën hetime dhe se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, por nuk ka dhënë detaje tjera.

    Por Gazeta Online “Reporteri.net” nga burime brenda Policisë së Kosovës mëson se katër të rinjtë që kanë tentuar të futen ilegalisht në Kosovë janë nga Maroku.

    Sipas burimeve të rinjtë marokenët pasi e kanë kaluar legalisht kufirin nga Shqipëria janë ndalë në fshatin Zhur për të kërkuar një taksi, ku edhe janë sulmuar prej pesë personave, të cilët kanë pasur me vete një revole dhe elektroshok.

    Gjithnjë sipas burimeve njëri prej marokeneve është sulmuar me kontakt të pistoletës dhe i janë shkaktuar lëndime, kurse pas rrahjes atyre u janë vjedhur 500 euro dhe dy telefona mobil.

    Ndërkaq tre marokenë kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes, kurse një tjetër ka mbetur i përgjakur në kokë. Ky i fundit më pas është për trajtim mjekësorë në QKUK. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!