Kryetarja e Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin, siç e ka quajtur ajo, të orkestruar ndaj Policisë së Kosovës.
Kearns ka thënë se imazhet fillestare, sipas saj, tregojnë se personat e armatosur në veri të Kosovës janë milici të financuara mirë dhe të pajisura, duke përfshirë edhe automjete të blinduara.
Policia e Kosovës, sipas saj, duhet të jetë në gjendje të mbrojë sundimin e ligjit pa kërcënim të dhunës.
“Thellësisht shqetësuese të shohësh një tjetër sulm të orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë.
Zemra ime është me familjet e rreshterit të policisë të vrarë dhe të lënduarve që u shërbejnë komuniteteve të Kosovës.
Policia e Kosovës duhet të jetë në gjendje të mbrojë sundimin e ligjit pa kërcënim të dhunës”, ka shkruar Kearns.
Deeply worrying to see yet another, orchestrated attack on law enforcement in Kosovo.
My heart goes out to the families of the Police Sergeant killed and those hurt serving Kosovo’s communities.
Kosovo’s police must be able to uphold rule of law without threat of violence 1/
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) September 24, 2023
Alicia Kearns, deputete britanike dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, deklaroi në Parlament, më 4 korrik të këtij viti, se armët kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato “deponohen” në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe. /Reporteri.net/