×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS njofton se dje u dogjën tre transformatorë si pasojë e mbingarkesës në Prishtinë

    Reporteri
    26 Dhjetor 2021 | 8:36

    KEDS ka njoftuar se si pasojë e mbingarkesës, dje gjatë ditës vetëm në distriktin e Prishtinës janë djegur tre transformatorë.

    Në një postim në Facebook, KEDS ka njoftuar se përkundër angazhimit maksimal të ekipeve të tyre për të sanuar dëmet dhe për të rikthyer furnizimin me energji te ata konsumatorë që po preken nga reduktimet si pasojë e mbingarkesës, rrjeti elektrik nuk po arrin të përballojë konsumin e lartë në zona të caktuara.

    “Vetëm në distriktin e Prishtinës, ekipet tona gjatë ditës së sotme janë detyruar të zëvendësojnë tre (3) transformatorë, njëri pas tjetrit, pasiqë kërkesa enorme nuk ka arritur të përballohet, përkundër ngritjes së kapacitetit në transformatorë. Njëjtë po ndodh edhe në distrikte tjera anekënd Kosovës.

    KEDS është duke bërë përpjekje maksimale në terren mirëpo nevojitet bashkëpunimi i ngushtë i konsumatorëve përmes kursimit të energjisë, shfrytëzimit racional të saj dhe rikthimit gradual të pajisjeve shtëpiake në funksion pas rikthimit të energjisë, në mënyrë që të mundësohet funksionimi i mirëfilltë i sistemit elektro-energjetik”, thuhet në njoftimin e KEDS në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!