×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Kelmendi thotë se Kurti po manipulon me ezanin: Nuk e tha asnjë fjalë për djegien e xhamisë

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 14:30

    Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka thënë se është për tu habitur fakti se si kryeministri në detyrë, Albin Kurti ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për djegien e xhamisë në fshatin Vërboc të Drenasit, ndërsa luan me ndjenjat e qytetarëve duke e ndalur fjalën e tij në kohën kur thërritet Ezani.


    Kelmendi ka thënë për Ekonomia Online, se është i bindur që Albin Kurti e di fare mirë kohën e namazit.

    “Është për tu habitur fakti se si kryeministër  ndonëse kanë kaluar tri ditë kur është djeg xhamia e ndalon fjalën e tij kur thirret ezani”, ka thënë Kelmendi.

    Sipas tij,  dihet mirë se kur është koha e namazit dhe nëse e cakton konferencën me qëllim ky është manipulim dhe lojë me ndjenjat e qytetarëve.

    “Sot nuk është vështirë të dihet se kur është koha e ezanit. Pothuajse çdo i dyti apo i treti qytetarë e ka të instaluat në telefon aplikacionin e namazit. Kurti ka një numër të madh të këshilltarëve dhe në mesin e tyre ka praktikues të fesë dhe  ai  din kohët e namazit. Nëse e cakton me qëllim dhe e ndalon kjo  bjen mashtrim dhe manipulim me ndjenjat e qytetarëve.  Nuk është hera e parë që të  manipulojnë me ndjenja të qytetarëve”, ka thënë Kelmendi.

    Ai ka kujtuar se në vitin 2014 ka qenë Vetëvendosja dhe PDK-ja të cilat kanë votuar që ezani të konsiderohet si zhurmë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!