×
  • Lajme
  • Lajme

    “Keni me shku në shpi”, përplasje në studio mes Kabashit dhe Kusari-Lilës

    Reporteri
    24 Janar 2023 | 22:13
    Drejtori i Gazetës Reporteri, Bekim Kabashi & deputetja Mimoza Kusari-Lila

    Mënyra e të bërit politikë të Qeverisë Kurti, pa nënshkrim të asnjë marrëveshjeje, ka qenë shkak i një përplasjeje në debat të drejtorit të Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi, me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

    Kusari-Lila teksa foli për themelimin e Gjykatës Speciale, ku po mbahen sot ish-udhëheqësit e Kosovës, tha se këta të fundit vetë e kanë miratuar në Kuvend e tash po i bartin pasojat.

    “Kur ka kundërshtu Lëvizja Vetëvendosje, pozita ka qenë për dhe e ka shty përpara. Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtu, përfshirë këtu edhe Gjykatën Speciale dhe pasojat sot po i mbajnë fatkeqësisht ata të cilët e kanë iniciu asokohe në Qeveri e pastaj në Kuvend. Dhe mu shumë më vjen keq për situatën për rrethanat. Në kohën kur ty të ndodh një luftë në Evropë, me krimet monstruoze që i bën Rusia, me mendu që nesër dikush si bartës i këtyre krimeve ka me shku dikush si bartës i këtyre krimeve, në të njëjtin vend ku sot i kemi ish-udhëheqësit e shtetit të Kosovës”, tha ajo në “Context” në ATV.

    Mirëpo, sipas Kabashit, qeveria aktuale po u ikë të gjitha përgjegjësive pikërisht duke mos nënshkruar marrëveshje por vetëm duke implementuar ato të nënshkruara nga qeveritë paraprake.

    Tutje, Kabashi i tha Kusari-Lilës se nëse vazhdojnë kështu, kjo qeveri “ka me shku te shpia”.

    “Këtë qendrim e keni që nga koha e Rambujesë. Mos të kishin nënshkru qeveritë e kalume, njerëzit që e kanë udhëheq politikën e Kosovës në të kalumen, nuk ishim sot këtu. Ju nuk keni nënshkru kurgjo, është e vërtetë. Keni ardhë ne pushtet nuk keni nënshkru kurgjo. Deri sot, sen s’keni nënshkru. Vetëm keni kërku me u implementu disa marrëveshje që i kanë nënshkru qeveritë e kalume. Por nëse nuk nënshkruni, ose keni me qu këtë vend në humnerë ose keni me shku vetë te shpia”, deklaroi Kabashi në ATV. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!