Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë dy herë brenda tre muajve të fundit nga një person në rrjetet sociale.
Zeqiri ka shkruar se kërcënimi vjen nga një profil i një terroristi, që sipas Zeqirit po paraqitet si oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë.
“Jam duke u kërcënuar dy herë brenda tre muajve të fundit nga i njëjti profil i një terroriste që paraqitet të jetë një oficer i MUP-it të Serbisë, i angazhuar në R.Kosovës. Herën e parë më 31 maj dhe tani më 2 shtator. Përgjgija ime është: Këtu jam dhe këtu do të jem dem baba dem”, ka shkruar ai.
Në mesazhet kërcënuese ndaj Izmir Zeqirit thuhet se “do të marrë një plumb në ballë”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.