Kompania për Furnizim me Energji Elektrike u ka bërë thirrje konsumatorëve që furnizohen me energji elektrike nga KESCO të lidhin ose rinovojnë kontratën e furnizimit me kompaninë.
KESCO u ka apeluar qytetarëve që të paraqiten pranë zyrave të saj, tek Kujdesi për Konsumatorë dhe ta kryejnë këtë proces.
Ndërsa, në rast se këtë procedurë nuk e kryejnë brenda dy javësh prej kur janë informuar, konsumatorët mund të shkyçen nga rrjeti elektrik.
“Rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin është proces i thjeshtë dhe i lehtë për konsumatorët. KESCO ka filluar takimet dhe vizitat me konsumatorët shtëpiakë dhe ata biznesorë për ti përditësuar të dhënat e tyre e njëkohësisht edhe duke i informuar mbi procedurat”, ka njoftuar KESCO.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.