Kreu i LDK-së, Isa Mustafa sot përmes një postimi në Facebook deklaroi se në vitin 2018 janë humbur 17 mijë vende të punës.
Por ndaj tij ka reaguar Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, transmeton Reporteri.net.
Sipas Matoshit, pretendimi i liderit të LDK-së se gjatë vitit 2018 janë humbur 17 mijë vende të reja pune është manipulim i publikut sepse kjo nuk buron nga Anketa e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila është publikuar sot.
“Duke e vlerësuar deklaratën e liderit të LDK-së Mustafa se është lajm i mirë që Kosova vazhdon të kryesojë në rajon për rritjen ekonomike, duhet theksuar se lajmi i mirë për rritjen ekonomike nuk po i përputhet me lajmet – sipas tij të këqija – që kinse në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte!??? Këtu ka diçka që nuk shkon.
Si është e mundur të konstatohet nga Banka Botërore rritja ekonomike në Kosovë më e madhja në rajon dhe njëherit po sipas raportit në fjalë paska ndodhur zvogëlim i vendeve të reja të punës dhe rënie të investimeve të huaja direkte?
Në bazë të Anketëd së publikuar sot (2 prill 2019) nga ASK rezulton se krahasuar me vitin 2017 (Qeveria Mustafa) kur shkalla e papunësisë ishte 30.5 % kurse në vitin 2018 (Qeveria Haradinaj) është 29.6 që dmth është nje gjendje stabile, me një ulje të shkallës së papunësisë prej rreth 1 %”, ka shkruar Matoshi në Facebook. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.