Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit në largim, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se me 82 deputetë mund të ndryshohet edhe Kushtetuta, e le më formimi i një qeverie të re, pa shkuar në zgjedhje të reja.
Hoxha ka thënë se Mustafa i ka diskredituar deputetët e LDK’së duke i shtyrë që të votojnë rrëzimin e qeverisë Kurti, dhe do që të njejtën gjë ta bëjë sërish.
“Me mendimin e tij të vyer, Isa Mustafës propozon se më mirë ndryshohet kushtetuta sesa të bëhen zgjedhje. Mënyra e tij të menduarit bazohet në faktin se deputetët u diskredituan një herë me votimin e mocionit. Kështu që ata mund të diskreditohen përsëri”, ka thënë filozofi nga Shqipëria, Elvis Hoxha, që tash është pjesë e ekipit të Kurtit.
Tutje, sipas tij, deputetët e LDK’së, nuk kanë mendim të lirë, pasi janë në shërbim të Mustafës e Thaçit.
“Meqë deputetët e LDK-së janë në shërbim të Isa Mustafës dhe presidentit, ata nuk kanë as mendim të lirë, virtyt që i përket deputetëve dhe jo ministrave, dhe as moral personal. Kështu që Isa Mustafa e ka për qëllim t’i përdorë këta deputetë të tij për sa që këta nuk thonë jo”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.