×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Pacollit e pyet këshilltarin serb të Albin Kurtit: A e njeh pavarësinë e Kosovës?

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 15:32

    Naim Murseli, këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli i ka shkruajtur këshilltarit të ri serb të Kurtit, Cvetko Veljkoviq.


    Murseli në postimin ku Svetkoviq është shprehur i lumtur me emërimin në kabinetin e Kurtin,  e ka pyetur atë se a duhet kërkuar falje  për krimet e Serbisë në Kosovë.

    Madje, i ka bërë thirrje atij që të mos fshijë komente, dhe të përgjigjet si këshilltar i kryeministrit.

    “A duhet kërkuar falje Serbia për gjenocid në Kosovë? A njeh pavarësinë e Kosovës? Mos fshij komente, por përgjigju si këshilltar i Kryeministrit të Kosovës që je”, i ka shkruar ai.

    Lajmi.net raportoi dje për emërimin e Cvetkoviqit në kabinetin e Kurtit. I njëjti, kohë më parë kishte shpërndarë këngë heroizuese për Ratko Mlladiqin, kriminelin famëkeq serb që është dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!