Artan Behrami këshilltar i presidentit Hashim Thaci, ka reaguar pas përmendjes së dorëheqjes nga ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia.
Përmes një postimi në “Facebook”, Behrami ka thënë se është i bindur që Vitia e ka menduar dorëheqjen, por që një gjë të tillë nuk e ka pranuar kryeministri në detyrë Albin Kurti.
“I besoj plotësisht deklaratës së Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, që e ka menduar dorëheqjen, pas ngjarjes tragjike në Qendrën e Studentëve, ku humbi jetën një 26 vjeçar nga Gjilani. Por, një dorëheqje e tillë nuk do të pranohet kurrë nga kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti. Deklarata e tij dykuptimshme është tregues për presionin që ka Vitia për të mos dhënë dorëheqje! Ashtu siç e shtyu që ta shkelë Kushtetutën, ashtu Kurti e shtyu që të mos japë as dorëheqje”, ka shkruar Behrami në një postim në “Facebook”.
Sipas tij, Kurti është duke i çuar drejt shkatërrimit figurat më të mira të Qeverisë.
“Ky kryeministër, figurat më të mira të Qeverisë së tij është duke i çuar drejt vetëshkatërrimit. Arben Vitia dhe Glauk Konjufca janë viktimat e para të tij! Deri sa ai vazhdon t’i amnistojë Haki Abazin dhe Shkëlzen Gashin!”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.