×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit: VV planin për dhunë dëshiron ta nisë me Rronin e ta përfundojë me ‘babën’ si hero

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 16:51

    Artan Behrami, këshilltar i presidentit, Hashim Thaçi, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti pasi ka humbur të gjitha betejat dëshiron t’i rikthehet dhunës dhe përmbysjes.


    Behrami thotë se kanë larguar edhe rrethojat e institucioneve në planifikim e sipër për sistemimin e dhunës.

    Sipas tij, Kurti ka dy plane. Që të mbajë pushtetin me dhunë ose të parandalojë ndërrimin e pushtetit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Pasi i humbi të gjitha betejat, kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, dëshiron t’i rikthehet rrugës, dhunës dhe përmbysjes!

    Gjuha urrejtëse dhe kërcënuese e udhëhequr nga Kurti dhe e shpërndarë nga myhibët dhe cyberxhemati tashmë duhet të marrë formë!

    Edhe rrethojat i kanë larguar për të zënë vend dhuna e paramenduar, planifikuar dhe e nxitur prej tyre.

    Plani A është që të mbajë pushtetin me dhunë, derisa plani B të parandalojë dhunshëm rotacionin legjitim të pushtetit!

    Jetësimi i planit duhet të fillojë si një dëshirë e brendshme nga “populli”, në emër të të cilit, Kurti mund të riaktivizojë çdo veprim sot dhe çdo akt të dhunës nesër!

    Revolucionin si “ide” dëshiron ta nisë me Rronin, që ka rrobaqepësin e njëjtë me shokët e tjerë në Vetëvendosje dhe ta përfundojë me “babën” si hero që shpëtojë Kosovën nga thikat e imperializmit amerikan!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!