×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu i gëzohet Ruairi O’Connel fitores së Majlinda Kelmendit

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 18:32

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka komentuar fitoren e xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi në lojërat evropiane në “Minsk2019”.


    “Majlinda +1 ?”, ka shkruar në facebook O’Connell.

    Kelmendi në finale e mposhti kundërshtaren nga Rusia, Natalia Kuziutina, për ta fituar të artën në “Golden Score”.

    Në çerekfinale ajo u përball me xhudisten polake, Karolina Pienkoëska duke e mposhtur me ippon.

    Në gjysmëfinale Majlinda luftoi me xhudisten franceze, Amadine Buchard e cila është e dyta në ranklistën botërore, të cilën e mposhti me ippon.

    Kështu, Majlinda ia fiton Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!