×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu përgjigjet Milo Gjukanoviq kur pyetet se pse nuk e vizitoi kurrë Kosovën

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 22:18

    Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili po qëndron në Kosovë për herë të parë, ka treguar pse nuk e ka vizituar kurrë Kosovën.

    Gjukanoviq ka thënë se as ai nuk e ka aq të qartë vonesën e tij për një vizitë zyrtare në Kosovë, duke shtuar se mosvizita e tij në Kosovë nuk ka ndikuar në marrëdhënien mes dy vendeve, shkruan Reporteri.net.

    “As unë nuk e kam krejt të qartë, ua kam thënë sot bashkëfolësve të mij, as nuk pata kohë që të kthehem rreth vetes. Kaluan 14 vjet qëkur Mali i Zi ka pranuar pavarësinë e Kosovës, mendoj se të gjithë kemi qenë shumë të zënë me problemet e shumta e të cilat vetëm zëvendësonin njëri tjetrin dhe kishte shumë pak kohë për protokolle”, tha Gjukanoviq.

    Sipas tij, komunikimi i tij me zyrtarët e Kosovës gjithmonë ka qenë i mirë, duke bashkëpunuar kështu për interesin e dy vendeve.

    “Ajo që është shumë e rëndësishme se zyrtarët e Kosovës dhe unë gjithmonë kemi pasur marrëdhënie shumë të ngushta komunikim shumë të mirë dhe kemi bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer në interesin e dy vendeve tona dhe marrëdhënieve tona të ndërsjellta me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të rajonit. Kështu që një vonesë në vizitën e parë zyrtare nuk ka reflektuar në cilësinë e marrëdhënieve tona”, tha Gjukanoviq në rtk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!