×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu u mbushën mbrëmë sheshet dhe rrugët e Tiranës nga alarmi fals për tërmetin

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 8:57

    Një lajm i shpërndarë rreth orës 22:30 në disa portale ku paralajmërohej tërmet i fuqishëm në Durrës dhe Tiranë shkaktoi panik te qytetarët.


    Lajmi, i cili nuk bazohej askund, parashikonte një tërmet të fuqishëm rreth orës 23:30 të 22 shtatorit.

    Menjëherë pas këtij alarmi fals, qytetarët në kryeqytet braktisën shtëpitë dhe u dyndën në sheshe dhe rrugë, transmeton “Tch”.

    Edhe pse gjatë ditëve të fundit është raportuar shpesh se tërmetet nuk mund të parashikohen, sërish paniku te njerëzit ishte i lartë.

    U desh të kalonte ora 23:30, si dhe të reagonin të gjitha autoritetet për të mohuar pretendimin për tërmet, që qytetarët të qetësoheshin dhe të riktheheshin në banesat e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!