×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë 12 kandidatët nga lista e LDK-së të konfirmuar deri më tani

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 14:09

    Lidhja Demokrate e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit, pa u numëruar ende votat e ardhura me postë, ka marrë 13% të votave, prej të cilave ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.


    Emrat e 12 deputetëve të LDK-së që kanë siguruar vende në Kuvendin e Kosovës, pa votat e diasporës janë: Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Marigona Geci, Agim Veliu, Anton Quni, Vlora Dumoshi, Ekrem Hyseni, Arben Gashi e Besian Mustafa.

    Ndërsa dy femrat e tjera që do të futën në Kuvend nga LDK-ja ende nuk dihet.

    Ndërkohë Visar Hoti, Driton Selmanaj dhe Shkumbin Gashi janë garë për të hyrë po ashtu në Kuvend, e për ta përmbyllur numrin prej 15 deputetëve.

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve.

    Ndryshe LDK’ja mori 103.507 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, apo 13,08% duke u renditur si subjekti i tretë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!